Shtegtimi i bagëtive – Barinjtë kërkojnë certifikata pronësie dhe lehtësim të shtegtimit

Komuniteti baritor i Shqipërisë së Veriut zhvilloi një takim me ekspertë të bujqësisë dhe blegtorisë me qëllim marrjen e masave për shtegtimin e dhenve, traditë e cila mbrohet nga UNESCO.
Pjerin Spathari, drejtor Rajonal i Bujqësisë, ndau emocionet e fëmijërisë si një djalë çobani i Malësisë.
Çobanët kërkuan nga institucionet më shumë ndihmë, siç është lehtësimi i këtij shtegtimi dhe certifikimi i tokave dhe investimeve.
Shtegtimi i bagëtive është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari”.