Categories: KulturëLajme

Shtegtimi i bagëtive hyn në UNESCO/Tare: Ja detajet e rralla të traditës së lashtë | Jetë Shqiptare

Tradita e lashtë e shtegëtimit të bagëtive në Shqipëri, e njohur si Transumanca, është bërë pjesë e trashgimisë kulturore të UNESCO-s.

Kjo traditë shekullore që njihet edhe në vende të tjera shoqërohet me këngë pastorale, veshje, kulinari të cilat vijnë deri në ditët e sotme.

I ftuar në “Jetë Shqiptare” studiuesi Auron Tare anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s tha se ky është një vlerësim për trashëgiminë kulturore shqiptare. “Transumanca është një nga lëvizjet më të hershme të njeriut, por është vlerësuar më së shumti nga të huajt dhe jo nga studiuesit shqiptarë” tha zoti Tare.

Ai kujtoi se disa vite më parë një grup ekspertësh italianë e morën konceptin e Transumancës me mjaftë interes dhe e zhvilluan këtë ritual në kohët moderne dhe ta asocionim në pjesën turistike të Shqipërisë.

Zoti Tare solli si shembull zonën turistike të Kurveleshit, si një zonë malore që lidhet edhe me bregdetin, ku sinergjia turistike midis malit dhe detit është prezente.

Njohjen e Transumancës si pjesë e trashgimisë kulturore të UNESCO-s, zoti Tare e vlerëson si një detyrim për autoritet shqiptare për ta ruajtur këtë trashëgimi.”UNESCO na dha një ombrellë. Është detyra jonë si ta ruajmë” tha në “Jetë Shqiptare” studiuesi Auron Tare anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s.

Ai shprehu keqardhjen që në jugun e Shqipërisë po shuhen stanet e bagëtive dhe bëri thirrje për shtimin e vëmendjes nga ana e autoriteteve. Zoti  kujtoi se një traditë e ngjashme ruhet edhe nga arbëreshët në Itali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.