Shtëpi-Muze për Sami Repishtin – Familja e gatshme të bashkëpunojë për realizimin e idesë
Kjo ishte deklarata një ditë më parë e bërë nga kryebashkiaku Benet Beci, nga ambjentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, gjatë ceremonisë së nderimit për personalitetin shkodran Sami Repishti, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.
Ideja për shndërrimin e banesës mbi 300 vjeçare në një vend të vizitueshëm , është mbështetur nga familjarët, të cilët thonë se kjo shtëpi-muze do t’i shtojë një tjetër dimension qytetit të Shkodrës.
Familja ruan me fanatizëm dokumente të hershme historike si dhe objekte dhe sende personale të profesorit Sami Repishti, një pjesë e së cilave i janë dhuruar Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.
Ky hap për ngritjen e një shtëpie muze në nderim të intelektualit të shquar, profesor Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit, do të mundësojë ruajtjen e kujtimit dhe një mundësi për brezat e ardhshëm që të mësojnë nga shembulli i tij si kontribues i shquar i çështjes shqiptare.