Lajme

Shtëpi-Muze për Sami Repishtin – Familja e gatshme të bashkëpunojë për realizimin e idesë

Kjo ishte deklarata një ditë më parë e bërë nga kryebashkiaku Benet Beci, nga ambjentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, gjatë ceremonisë së nderimit për personalitetin shkodran Sami Repishti,  i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

 Ideja për shndërrimin e banesës mbi 300 vjeçare në një vend të vizitueshëm , është mbështetur nga familjarët,  të cilët thonë se kjo shtëpi-muze do t’i shtojë një tjetër dimension qytetit të Shkodrës.

Familja ruan me fanatizëm dokumente të hershme historike si dhe objekte dhe sende personale të profesorit Sami Repishti, një pjesë e së cilave i janë dhuruar Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.

Ky hap për ngritjen e një shtëpie muze në nderim të intelektualit të shquar,   profesor Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit, do të mundësojë ruajtjen e kujtimit  dhe një mundësi për brezat e ardhshëm që të mësojnë nga shembulli i tij si kontribues i shquar i çështjes shqiptare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

11 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

11 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

11 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

11 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

11 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

11 hours ago

This website uses cookies.