Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Netanjahu diskutojnë objektivat dhe fazat e luftës

21375c45de9743d382993660c69fee4c

21375c45de9743d382993660c69fee4c

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA Joe Biden ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të diskutuar zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gaza.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Netanjahu diskutuan mbi objektivat dhe fazat e luftës Izrael-Hamas.

Udhëheqësit diskutuan fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza për të përfshirë objektivat dhe fazat e saj. Presidenti theksoi nevojën kritike për të mbrojtur popullatën civile, përfshirë ata që mbështesin operacionin e ndihmës humanitare, dhe rëndësinë e lejimit të civilëve që të largohen të sigurt nga zonat e luftimeve të vazhdueshme”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Dy liderët botërorë diskutuan gjithashtu pengjet që mbeten në robërinë e Hamasit dhe “rëndësinë” e sigurimit të lirimit të tyre.

Biden u tha gazetarëve se ai nuk bëri presion për një armëpushim gjatë bisedës telefonike.

Unë nuk kërkova një armëpushim”, tha Biden ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë të shtunën pasdite. “

Kam pasur një bisedë të gjatë me Netanyahun sot, dhe kjo është një bisedë private”, ka theksuar Biden.

Nga ana e tij, Netanjahu shprehu vlerësimin e tij për pozicionin e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas një deklarate nga lideri izraelit në X.

Kryeministri e bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit Netanjahu. Kjo ishte biseda e 17-të mes dy liderëve që nga 7 tetori.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të premten një rezolutë që bën thirrje për pauza humanitare midis Izraelit dhe Hamasit, rritje të ndihmës për Gazën dhe krijimin e kushteve që do të lejojnë një fund të qëndrueshëm të luftimeve, duke i dhënë fund ditëve të negociatave me dyer të mbyllura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.