Categories: BotaLajme

Shtëpia e Bardhë nuk njofton për ditë me radhë për shtrimin në spital të Sekretarit të Mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në spital që nga e hëna për një problem mjekësor që nuk është bërë publik tha Pentagoni pa dhënë detaje se për çfarë po merrte trajtim apo pse e mbajti të fshehtë qëndrimin e tij në spital gjatë gjithë javës.

Lloyd Austin, është personi i dytë më i rëndësishëm në hierarkinë e ushtrisë amerikane pas Presidentit Joe Biden që është komandanti i përgjithshëm dhe posti i tij kërkon që të jetë gjithë kohës në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo lloj krize të sigurisë kombëtare.

Pentagoni tha se Austin pati “ndërlikime pas një procedure mjekësore të kohëve të fundit”, por nuk pranoi të thoshte se për çfarë procedure dhe ndërlikimesh bëhej fjalë.

“Ai po e merr veten mirë dhe do të rifillojë plotësisht kryerjen e detyrave të postit sot,” tha në një deklaratë gjeneral majori i Forcave Ajrore Patrick Ryder, zëdhënësi i lartë i Pentagonit.

Shoqata e gazetarëve të Pentagonit, në një letër drejtuar zyrtarëve të Pentagonit, kritikoi mbajtjen të fshehtë të lajmit nga ana e Departamentit të Mbrojtjes, duke thënë se Sekretari Austin ishte një figurë publike që në një situatë të tillë është i privuar nga privatësia për një trajtim mjekësor./VOA/

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Liderët e Europës takim në Kiev, thirrje Rusisë për armëpushim pa kushte

Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë janë pritur në Kiev nga presidenti…

2 minutes ago

Kurti: Vetëvendosje ka përgjegjësi të formojmë qeverinë, konstituimi i Kuvendit i takon të gjitha partive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka komentuar situatën politike në Kosovë, ku tha se…

6 minutes ago

Samiti i Komunitetit Politik Europian në 16 maj në Tiranë, ngrihet struktura ku do mbahen takimet e rëndësishme politike

Në Sheshin “Skënderbej” është ngritur platforma që do të presë afro 47 liderë të politikës…

8 minutes ago

Heshtje zgjedhore, nesër qytetarët votojnë për parlamentin e ri

Pas një muaji fushate intensive brenda dhe jashtë vendit, kjo e shtunë, 10 maj, shënon…

11 minutes ago

Zgjedhjet, 3.027 të burgosur dhe të paraburgosur do të ushtrojnë të drejtën e votës

3.027 të burgosur dhe të paraburgosur kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 11…

13 minutes ago

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

21 hours ago