“Operacioni i Izraelit në Rafah nuk i kalon vijat e kuqe të SHBA-së”, ka qenë kjo deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Xhon Kirbi (John Kirby).
Sipas këtij të fundit, Izraeli nuk ka nisur pushtim në shkallë të plotë të Rafahut në Gazën jugore.
Ndërsa u pyet për sulmin izraelit që rezultoi në vdekjen e 45 palestinezëve, Kirbi deklaroi se “nuk duhet të ketë asnjë jetë të pafajshme të humbur këtu si rezultat i këtij konflikti”.
Kur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë u pyet nëse sulmi kishte shkelur kufijtë e vendosur më parë nga Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden), ai tha se nuk kishte “asnjë ndryshim politikash për të folur”.
“Ne nuk mbështesim, nuk do të mbështesim një operacion të madh tokësor në Rafah. Presidenti tha se, nëse kjo ndodh, atëherë mund ta detyrojë atë të marrë vendime të ndryshme për sa i përket mbështetjes. Ne nuk e kemi parë këtë të ndodhë në këtë pikë. Ne nuk i kemi parë ata të përplasen në Rafah. Ne nuk i kemi parë ata të hyjnë me njësi të mëdha, një numër të madh trupash, në kolona dhe formacione në një lloj manovre të koordinuar kundër objektivave të shumtë në terren”, tha Kirbi.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po vëzhgonte nga afër që ushtria izraelite të kryente një hetim të shpejtë dhe të plotë mbi sulmin.
Presidenti Bajden ka deklaruar më herët përgjatë këtij muaji se do të kufizonte furnizimet me armë për Izraelin nëse ai do të hynte në “qendrat e popullatës” të Rafahut, ku besohet se ende janë strehuar qindra mijëra civilë.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.