Shtëpia e Bardhë premton ‘sanksione të mëdha’ ndaj Rusisë, në përgjigje të vdekjes së Alekseli Navalnit
Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatit “sanksione të mëdha” shtesë ndaj Rusisë në përgjigje të vdekjes së liderit të opozitës, Aleksei Navalni (Alexei Navalny) në një koloni penale të Arktikut.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha të martën se paketa e re do të zbulohej këtë të premte.
Ai nuk pranoi të detajojë veprimet e reja, duke përmendur politikën e qeverisë së SHBA-së, ose të tregojë se si ato do të zgjeroheshin mbi sanksionet tashmë të ashpra që SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë në hakmarrje për pushtimin e saj në Ukrainë.
Kirby tha vetëm se sanksionet, të cilat do të përkojnë me dy vjetorin e pushtimit rus, do të “plotësohen në mënyrë specifike me sanksione shtesë në lidhje me vdekjen e zotit Navalni”.
Kirby tha se SHBA nuk e kishin përcaktuar se si Navalni kishte vdekur, por këmbënguli se përgjegjësia përfundimtare i takon presidentit rus, Vladimir Putin.
“Pavarësisht përgjigjes shkencore, Putini është përgjegjës për të,” u tha ai gazetarëve. AP