Shtëpia e Pashko Vasës, një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër, pritet t’i nënshtrohet restaurimit. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka gati projektin për restaurim, i cili momentalisht është në një fazë shqyrtimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. E veçanta e kësaj shtëpie mbi 300-vjeçare është se ajo vazhdon ende të banohet sot e kësaj dite nga familjarët e patriotit shkodran.
Ndërkohë, DRTK Shkodër ka evidentuar një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që janë pjesë e listës së rriskut, siç është edhe Muzeu “Oso Kuka”, i cili shumë shpejt, sipas drejtores Podgorica, pritet t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.
Edhe disa objekte kulti që përfshihen në hartën e trashëgimisë kulturore të rajonit Shkodër – Lezhë – Kukës, por edhe te tjera, janë përfshirë këtë vit në projektin restaurues të Ministrisë së Kultures dhe Ekonomisë.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.