Shtëpia e Zekajve kthehet në Gërmadhë/Objekti, monument kulture në Lezhë është shembur plotësisht
Shtëpia e Zekajve monument kulture i kategorisë së parë në lagjen “Sheher” të qytetit të Lezhës, është kthyer në gërmadhë.Banesa dy katëshe karakteristike qytetare që dikur shërbente dhe si muze është shembur plotësisht. Degradimi që pësoi objekti ndër vite, nuk i rezistoi lagështirës e për pasojë çatia dhe muret kanë rënë thuajse plotësisht. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se rrënimi i banesës, unike për akitekturën që ishte ndërtuar, ishte e paralajmëruar, ndërsa tani është teper vonë për të ndërhyrë.Banesa qytetare e Sali Bajram Zekës në lagjen e vjetër piktoreske “Sheher” ishte Monument-Kulture i kategorisë së parë e marrë në mbrojtje nga shteti që në vitin 1963, por mungesa e vëmendjen bëri që të degradojë e të humbasë plotësisht.