Shtëpia “monument kulture” e Filip Çekës/Banesa 250-vjeçare përbën një nga pasuritë e trashëgimisë kulturore të Shkodrës
Shtëpia e patriotit Filip Çeka përbën një nga pasuritë arkitekturore dhe historike të Shkodrës. Ajo është 250-vjeçare dhe ka statusin Monument Kulture Kategoria I që nga viti 1963 shpallur nga Rektorati i Universitetit Shtetëror. Ëngjëlli është një nga trashëgimtarët e patriotit që luftoi për lirinë e vendit.Shtëpia dykatëshe mbart histori brenda. Në muret e saj qëndrojnë të varura fotografitë e trashëgimtarëve të familjes si dhe çertifikatat dhe vlerësimet për patriotin Filip Çeka. Sënduku i pajës së gjyshes së Ëngjëllit, tavani i saj me ornamente druri, punimi mjeshtëror i oxhakut me stuko-reliev janë disa nga detajet e tjera të kësaj banese.
Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë atdhetare si anëtar i Lidhjes së Prizrenit, i shquar për rolin luftarak në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë si dhe një nga nënshkruesit e telegramit dërguar Kongresit të Berlinit për moscopëtimin e trojeve shqiptare, Institucioni i Presidentit të Republikës i akordoi në vitin 2022 patriotit Filip Çeka titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” pas vdekjes.