Shtëpitë karakteristike të Gjuhadolit, Bilali: Restaurimi i disa prej tyre mëse i nevojshëm

Një prej zonave më të njohura për bukurinë dhe historinë që mbart është zona muzeale e Gjuhadolit.
E shtruar me kalldrëm dhe me ndërtesa një ose dykatëshe, me ballkonet karakteristike dhe me arredimin e bukur të vitrinave të bizneseve, Gjuhadoli tërheq vëmendjen e turistëve.
Por, nevoja për restaurmin e disa banesave në këtë rrugë është mëse e nevojshme, pasi ato janë drejt degradimit.
Shkodra është një nga qarqet me numrin më të madh të objekteve të trashëgimisë kulturore që gëzojnë statusin Monument Kulture. Dy prej tyre siç janë: Shtëpia e patriotit Pashko Vasa dhe ajo e Oso Kukës pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve restauruese.