“Shtëpitë muze” ndër prioritetet për 2025 – DRTK Shkodër: Në fokus objektet që kanë nevojë emergjente për restaurime
Shtëpitë muze të Shkodrës, si dëshmi të pasurisë kulturore dhe historike të qytetit, përballen me sfida të shumta për sa i përket mirëmbajtjes dhe restaurimit të tyre. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ka shpallur kujdesin dhe ndërhyrjet për këto monumente si një ndër objektivat kryesorë për vitin 2025.
Sipas speçialistëve të kësaj drejtorie, disa shtëpi muze në Shkodër kërkojnë ndërhyrje në disa drejtime, ndërkohë që thelbësore, sipas tyre, është ruajtja e autenticitetin dhe karakterin historik të objekteve.
Shkodra ka mbi 150 objeket të çertifikuara ‘Monument Kulture” shumica e të cilave janë banesat karakteristike në qytet dhe jo vetëm.
Kujdesi ndaj tyre vlerësohet si domosdoshmëri për ruajtjen e një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit kulturor.