Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë Jyrgen Klop si komisar teknik
Dështimi në “Copa America 2024” i ka kushtuar shtrenjtë Greg Berhalter, i cili nuk mbulon më postin e komisarit teknik në Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas “The Independent” kontaktet e para mes menaxherit të trajnerit dhe përfaqësuesve të Federatës Amerikane të Futbollit kanë ndodhur pak ditë më parë.
Pas largimit nga “Anfield Road”, Klop ka lënë të kuptohet se dëshiron që të bëjë një vit pushim.
Ndërsa “The Athletic” ka zbuluar se roli i komisarit teknik do të ishte ideal për gjermanin.
Siç dihet Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Meksikën dhe Kanadanë do të organizojnë Kupën e Botës 2026.