Shtigjet drejt standardizimit, miratimi i Rregullores së re pritet të ketë ndikim pozitiv në turizmin malor
Bukuria e Alpeve Shqiptare ka tërhequr mijëra turistë të shumtë që kërkojnë të sodisin panoramën madhështore të tyre. Shtigjet që të ngjisin drejt majave të tyre janë të shumta, por miratimi i rregullores së re ndihmon në standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike.
Rregullorja ngarkon me përgjegjësi edhe institucionet vendore veç atyre qëndrore si: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, AKZM dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
Miratimi i rregullores së re pritet të ketë ndikimin e vet pozitiv në turizmin malor në aspektin infrastrukturor dhe logjistik.