Shtimi i rasteve me COVID/ Mjeku Alimehmeti në “Jetë Shqiptare”: Nuk bëhet fjalë për pandemi të dytë

alimehmeti mjek

alimehmeti mjek

Javët e fundit është vënë re shtim të rasteve të virusit ri në qarkullim. Po si ndikojnë këto viruse në trupin e tonë?

Për emisionin “Jetë shqiptare” mjeku Ilir Alimehmeti bëri me dije se nuk bëhet fjalë për pandemi të dytë, por për një fazë epidemike joshqetësuese.

Pandemia është mbyllur në mars të vitit 2022. Tani jemi në fazën epidemike, me valë të vogla të cilat nuk janë shqetësuese,” shpjegoi mjeku Alimehmeti.

Numri i rasteve nuk është shqetësues, por vetëm për rastet më të rënda, mendon mjeku.

“Tashmë organizmi jonë është njohur me këtë virus, dhe një riinfektim është shumë i ulët,” tha mjeku Alimehmeti.

Ai theksoi se Omikroni ishte fundi i prezantimeve të rasteve të reja me viruse dhe se të gjitha viruset e reja janë nënvariantet e tij.

Në çdo 3 muaj 1 variant të ri, por Omikroni duket se ishte fundi këtij maratone. Omikroni u duk se u përshtat me trupin e njeriu duke mos lejuar ardhjen e një virusi të ri. Të gjitha këto virozat e reja janë nënvariante të Omikron.

Mjeku bëri me dije se “fushata e vaksinimeve nuk ka nisur ende, pasi nuk arrijmë dot targetin. Rekomandohet për personat që e kanë më të nevojshme.

Dolenberg: Nuk ka vend për panik

Doktoresha nga Gjermania, Aurora Dolenberg (o. Dollenberg), në një lidhje nga larg mbajti të njëjtin qëndrim, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

Nga ana psikiatrike, ato janë pasojat më të dukshme që po luftojmë çdo ditë. Vijnë më shumë pacientë në klinikë që ankohen për ankthin, depresioni, çrregullimet e gjumit, psikozat, sesa për pasojat e COVID-it. E njëjta statistikë për sa i përket një rikthimi pandemik është edhe në Gjermani. Këtu nuk ka një rrezik apo alarm që vjeshta do na i rrisë në mënyrë ekstreme shifrat e rasteve të reja me COVID.

Edhe nga ana e OBSH-së kemi dy variante të reja të cilat po fillojnë të bëhen të krahasueshme me Omikronin për nga natyra: kanë aftësinë të infektojnë shumë, por janë më pak të rrezikshëm nga mortaliteti. Fatmirësisht pjesa më e madhe e popullatës evropiane është e vaksinuar ose e imunizuar natyrshëm që na lejojnë ta trajtojmë COVID-in njësoj si gripi,” tha doktoresha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.