Shtimi i vendparkimeve për biçikleta/ Iniciativa e bashkisë do të shtrihet në lagje të ndryshme të Shkodrës

biciklerta

biciklerta

Shkodra është njohur përherë si qyteti i biçikletave, kjo për shkak të përdoruesve të shumtë të këtij mjeti transporti. Në jo pak raste fluksi i lëvizjes së tyre krijon vështirësi në trafikun e qarkullimit rrugor në qytet.

Megjithatë prej një muaji me iniciativë të Bashkisë së Shkodrës po vendosen në disa nga pikat më të populluara të qendrës së qytetit vendparkimet për biçikleta. Vendosja e tyre në mënyrë të unifikuar po shihet pozitivisht edhe nga qytetarët dhe në mënyrë të veçantë përdoruesit e biçikletave.Burime brenda bashkisë bëjnë me dije se iniciativa e vendosjes së standartizuar të vendparkimeve për biçikleta nuk do të mbetet vetëm në qendër por do të shtrihet edhe në lagje të tjera të qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.