Shtohen 200 fidanë në Tarabosh, aktivistë dhe nxënës shkollash marrin pjesë në pyllëzimin e kësaj zone

Shoqatat mjedisore në bashkëpunim me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës morën pjesë sot në mbjelljen e fidanëve të rinj në malin e Taraboshit.

Ambientalisti Mirsad Basha thekson se ky është aksioni i 64 që po ndërmerret, ku për gjatë këtyre viteve janë mbjellur rreth 12 000 fidanë .

Kjo iniciativë, që tashmë është kthyer në traditë pritet ta kthejë këtë zonë në një atraksion për të gjithë të apasionuarit pas natyrës.

Në aksionin e sotëm të rinjtë e shkollave të qytetit dhe aktivistët mbollën 200  fidanë pishe.

Viti 2024 është shpallur nga qeveria si “Viti i Pyjeve”, ku në fokus do të jetë jo vetëm mbrojtja, por edhe mbarështimi i pyjeve të reja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.