Shtohen korsitë e biçikletave në Shkodër – Korsia nga Parruca në Rus, pjesë e  projektit për rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës

shtohen korsite e bicikletave

Shkodrës i është shtuar një korsi e re biçikletash nga Parruca në drejtim të lagjes Rus.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci,  ka inspektuar punimet dhe është njohur me ecurinë e projektit që synon  rritjen e sigurisë së përdorimit të rrugës nga banorët e qytetit.

Gjatë këtij inspektimi, kryebashkiaku  ka marrë edhe përgëzimet nga përdoruesit e biçikletave, të cilët kanë edhe një apel për policinë për largimin e motorëve nga këto korsi, gjë që paraqet  rrezik për pedaluesit.

Kryebashkiaku Beci  tha se kjo ndërhyrje është pjesë e procesit të  krijimit të unazes së korsive të biçikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik për këtë shërbim ndaj banorëve, ndërsa u shpreh se puna për korsitë është e integruar edhe me planin për krjimin e parkimeve të mëdha për automjetet.

Korsia e re e bicikletave që përshkon qendrën e qytetit nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1,3 km.

 Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe shmangien e trafikut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.