Shtohen mashtrimet nga interneti, Brumbulli: Kujdes me të dhënat tuaja bankare

Brumbulli

Shoqata e Bankave sinjalizon një shtim të numrit të krimeve kompjuterike nëpërmjet internetit dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë një kujdes më të madh në përdorimin e të dhënave personale dhe bankare në internet. 

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, tregon se rastet e raportuara ndahen në tri tipologji kryesore. 

“E para është oferta joshëse nga tregtarë të rremë. Kemi tregtarë të rremë, ku paraqitja vjen sikur është një dyqan që e bën, por në fakt është thjesht një imazh i atij dyqani dhe më pas janë të gjitha faqet e rreme. Dhe e treta është mesazhet joshëse. Marrësi i mesazheve duhet të kryejë dhe disa veprime të tjera për të përfituar edhe shërbime të caktuara”, tha ai.

Sipas Brumbullit, vërehet një sofistikim i krimit në kohët e fundit. 

“E veçanta e këtyre skemave në dallim me vitet e mëparshme është se janë sofistikuar nga pikëpamja estetike dhe asaj që projektohet. Veprimi realisht kryhet si për çdo veprim tjetër të vërtetë, vetëm se faqja është e rremë dhe fondet adresohen aty ku duan mashtruesit”, theksoi Brumbulli.

Shoqata ka disa rekomandime për përdoruesit në rastet kur dyshohet apo konstatohet se keni rënë pre e këtyre veprimeve. 

Të qëndrojmë të gjithë sëbashku duke i fshirë, duke mos i pranuar, duke sinjalizuar Bankën si masa të para emergjente për të mos rënë pre e këtyre skemave mashtruese”, apeloi ai.

Gjithashtu, Shoqata u kërkon përdoruesve që në asnjë rast të mos japin të dhënat e tyre personale dhe bankare kur këto kërkohen nëpërmjet email, SMS, ose telefonatash, pasi me shumë mundësi këto janë përpjekje për mashtrim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.