Shtohen me 20% strukturat hoteliere/Rritja e numrit të turistëve në Shkodër ka shtuar njësitë akomoduese
Rritja çdo vit e numrit të turistëve në Shkodër ka shtuar nevojën për njësi akomoduese.
Deri para pak kohësh, tur-operatorët ankoheshin se strukturat hoteliere në Shkoder ishin të pakta dhe nevojiteshin më shumë shtretër për të akomoduar turistët.
Së fundmi, bashkë me rritjen e prurjeve turistike janë zhvilluar edhe forma të tjera të biznesit të mikpritjes
Sipas të dhënave të bashkisë me rreth 20% kete vit janë shtuar strukturat hoteliere. Në ndryshim nga vitet e kaluara duket se këtë vit turistët po preferojnë të kalojnë një kohë më të gjatë qëndrimi në qytet.
Krahas historisë dhe kulturës, Shkodra është një qytet që u ofron turistëve edhe bukuri të pafundme natyrore.