Shtohen rastet e dhunës në Shkodër / Policia arreston një 26-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes
Specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të policisë Shkodër njoftojnë se kanë arrestuar një tjetër shtetas 26 vjeç, banues në Shkodër. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Brenda një jave në Shkodër janë raportuar 3 raste të dhunës në familje nga bashkëshortët. Po ashtu, policia ka referuar materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 29 vjeçare , banuese në Shkodër, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet i cili është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit të policisë Vau i Dejës referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shetas banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar.