Shtohen rastet me “Kollë të mirë“, QSUT: Janë rritur sëmundjet infektive për shkak të mosvaksinimit

Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusis, ose siç njihet ndryshe “Kolla e mirë”,  e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjistron raste në rritje.

Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht je apo nuk je i vaksinuar.

Kemi një përhapje të pertusit ose siç quhet ndryshe kollës së mirë. Zakonisht prek bebet e vogla të cilat nuk e kanë marrë të plotë mbrojtjen nga vaksina. Duke qenë se rrinë në shtëpi ato infektohen nga motrat dhe vëllezërit më të rritur që janë frekuentues të çerdheve dhe shkollave”, shprehet pediatrja e QSUT-së.

Pediatrja  tregon se në fakt sëmundjet infektive po qarkullojnë më shpesh për shkak edhe të uljes së vaksinimit.

Sëmundjet infektive janë rritur ndjeshëm për shkak edhe të rënies së vaksinimit. Prindërit po hezitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre”, thekson ajo.

Në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së, mjekët po trajtojnë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme  të frymëmarrjes të cilat pësojnë edhe ndërlikime.

Kemi patur edhe ndërlikime të infeksioneve siç janë otitet, trakeitet, apo edhe bronkitet”, shton mjekja.

Urgjenca trajton jo vetëm vizitat ambulatore nga Tirana por edhe raste komplikacionesh që referohen nga spitalet e rretheve për shtrim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.