Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusis, ose siç njihet ndryshe “Kolla e mirë”, e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjistron raste në rritje.
Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht je apo nuk je i vaksinuar.
“Kemi një përhapje të pertusit ose siç quhet ndryshe kollës së mirë. Zakonisht prek bebet e vogla të cilat nuk e kanë marrë të plotë mbrojtjen nga vaksina. Duke qenë se rrinë në shtëpi ato infektohen nga motrat dhe vëllezërit më të rritur që janë frekuentues të çerdheve dhe shkollave”, shprehet pediatrja e QSUT-së.
Pediatrja tregon se në fakt sëmundjet infektive po qarkullojnë më shpesh për shkak edhe të uljes së vaksinimit.
“Sëmundjet infektive janë rritur ndjeshëm për shkak edhe të rënies së vaksinimit. Prindërit po hezitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre”, thekson ajo.
Në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së, mjekët po trajtojnë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes të cilat pësojnë edhe ndërlikime.
“Kemi patur edhe ndërlikime të infeksioneve siç janë otitet, trakeitet, apo edhe bronkitet”, shton mjekja.
Urgjenca trajton jo vetëm vizitat ambulatore nga Tirana por edhe raste komplikacionesh që referohen nga spitalet e rretheve për shtrim.
Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…
Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…
Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…
Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…
Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…
“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…
This website uses cookies.