Shtohen rastet me viroza tek fëmijët – Të shtruar në spital 10 fëmijë, tre janë në terapi intensive

Fëmijët janë ata që po vuajnë më së shumti nga gripi dhe virozat e stinës.
Në repartin e pediatrisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë të shtruar aktualisht dhjetë fëmijë .
Rreth 50 vizita në ditë paraqiten pranë pediatrisë, ndërsa 3 fëmijë janë të shtruar në terapi intensive, thotë mjekja Naraçi.
Këshilla e mjekëve ndaj prindërve është që t’i drejtohen qendrave shëndetësore ose spitalit në rast që fëmijët preken nga virozat ose gripi, pasi situata mund të agravohet.