Shtohen shpendët në ligatinat e Shkodrës – Censi 2025: 40 mijë më shumë, por rritja e numrit të individëve nën mesataren 20-vjeçare

Censusi i shpendëve ujorë, i zhvilluar në ligatinat e Shkodrës në janar të ketij viti, ka treguar një rritje prej rreth 40 mijë individësh në disa lloje speciesh, krahasuar me vitin e kaluar.
Megjithatë, sipas specialistëve të angazhuar në këtë proces, kjo rritje mbetet nën mesataren e dy dekadave të fundit.
Nderkohë, disa nga speciet e veçanta siç është pelikani kaçurrel, mbeten të jenë të kërcënuara në Liqenin e Shkodrës, veçanarisht për shkak të aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike.
Nga të dhënat e këtij viti, liqeni i Shkodrës renditet si ligatina e dytë më e rëndësishme në vend për numrin e shpendëve ujorë, pas Parkut Kombëtar të Karavastasë.
Në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, janë regjistruar mbi 270 lloje shpendësh, përfshirë specie ujore, jo ujore, folezues, migrues, shtegtues deri edhe dimërues, të cilët tërhiqen nga klima e butë mesdhetare e rajonit.