Categories: BotaLajme

Shtohet frika në rajonin moldav pasi Transnistria i kërkon Rusisë ta “mbrojë”

SHBA-ja ka thënë se është duke parë nga afër situatën në rajonin e shkëputur moldav të Transnistrisë, pasi zyrtarët prorusë në territor iu drejtuan Moskës për “mbrojtje”.

Transnistria, e cila ka në kufirin lindor Ukrainën e goditur nga lufta, ka ruajtur autonominë nga Moldavia për tri dekada me mbështetjen e Rusisë, e cila ka më shumë se një mijë trupa të stacionuara atje që nga lufta e shkurtër e vitit 1992.

Që kur Moska filloi sulmin e saj ndaj Ukrainës, ka pasur një shqetësim se Kremlini mund të përdorë Transnistrisë për të hapur një front të ri beteje në jug-perëndim, në drejtim të Odesës.

Kërkesa për ndihmë ekonomike ndaj Rusisë që t’i rezistojë “presionit” të Moldavisë u shtrua pas një takimi të qindra zyrtarëve të rajonit.

Rezoluta erdhi një ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të mbante fjalimin e përvitshëm para ligjvënësve, ku veç Ukrainës raportohet se mund të ngrejë edhe çështjen e Transnistrisë dhe të shprehë mbështetje për rajonin.

Qeveria proeuropiane e Moldavisë e ka quajtur kërkesën e rajonit si një shfaqje propagandistike për qëllime mediatike.

Zyrtarët rusë janë përgjigjur se një nga “përparësitë e tyre” ishte mbrojtja e tokës, e cila kontrollohet de fakto nga forcat proruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miller (o. Matthew Miller), tha të mërkurën: “Duke parë rolin gjithnjë e më agresiv të Rusisë në Evropë, ne po ndjekim nga afër veprimet e Rusisë në Transnistri dhe situatën atje.

Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2022, tensionet u rritën rreth rajonit separatist, i cili thotë se ka 220 mijë qytetarë rusë. Marrëdhëniet midis Moldavisë dhe Rusisë janë gjithashtu të dobëta, pasi qeveria moldave po ndjek një kurs proeuropian.

Gjatë samitit të një dite më parë (28 shkurt) në Shqipëri, presidentja moldave, Maja Sandu (o. Maia), tha se vendi i saj mbeti i përkushtuar për një zgjidhje paqësore të konfliktit transnistrian. “Ajo që po bën qeveria sot janë hapa të vegjël për riintegrimin ekonomik të vendit,” u shpreh presidentja Sandu. /The Guardian

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

5 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

5 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.