Shtohet numri i ilaçeve të rimbursueshme, lehtësojnë barrën ekonomike
Prej 1 gushtit ka hyrë në fuqi lista e re me barna të rimbursueshme, e cila ka edhe 50 barna të reja duke e çuar numrin total në 1345 barna dhe alternativa të tyre, nga 1191 që kanë qenë më parë.
Barnat e reja mbështesin diagnoza të ndryshme me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike për shumë pacientë me sëmundje kronike:
Lista e re e barnave është në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare për një mbulim më të mirë shëndetësor dhe një përkujdesje më të madhe për të gjithë pacientët duke shtuar kujdesin shëndetësor dhe duke e bërë më të lehtë për pacientët që të përfitojnë barnat.