Shtoji i Ri pa ujë të pijshëm, banorët: Në vitin 1979 u ndërtua rrjeti dhe kishte ujë deri në vitet 90-të

Në vitin 1979 pushteti i asaj kohe do të investonte në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Shtoj i Ri. Kjo zonë do të furnizohej me ujë nga Rrjolli deri në vitet 90-të. Që nga ndërrimi i sistemit e deri sot që flasim ky fshat nuk ka ujë të pijshëm, pra më shumë se tre dekada. Ndonjë sasi e vogël e ujit që arrijnë të sigurojnë nga puset në disa zona është totalisht i pakonsumueshëm për shkak të papastërive që mbart, ndaj banorët detyrohen ta blejnë pavarësisht kostos që ka.
Banorët në fshatin Shtoj i Ri presin që kjo situatë të zgjidhet lidhur me ujin e pijshëm pasi po vuajnë prej vitesh.