Shtoji i Vjetër pa ujë prej 30 vitesh, administratori Hasaj: Ujësjellësi i ri pritet të vihet në funksion së shpejti
Banorët e fshatit Shtoj i Vjetër në njësinë administrative Rrethina prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Mënyra e vetme për të siguruar ujin për banorët e fshatit janë puset.
Administratori i njësisë Rrethina Gerald Hasaj bën të ditur se shumë shpejt rrejti i ri i ujësjellësit që po ndërtohet do të vihet në funksion.
Ky investim që po bëhet nga Bashkia Shkodër pritet të shtrihet në disa fshatra të njësisë Rrethina të cilat prej viteve 90-të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.