“Shtojmë 6 stacione policore dhe 100 efektivë”, Balla: Shqipëria, kampione e Ballkanit në turizëm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij gjatë aktivitetit për mbarëvajtjen e sezonit turistit, bëri me dije se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri, ka nxitur nevojën për shtimin e 100 punonjësve të policisë në Komisariatin e Rinasit.

Balla theksoi se në 3 muajt e parë të vitit 2024, kanë hyrë nga Rinasi 900 mijë pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë krahasuar me një vit më parë.

Aeroporti Nënë Tereza, porta më e madhe hyrëse e turistëve në Shqipëri, gjatë 3-mujorit të parë të 2024, raporton 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar.

Ndërsa presim nesër të mbyllim dhe të kemi edhe shifrat e prillit, shifra do shkojë përtej çdo pritshmërie. Bashkë me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit do na duhet të shtojmë 100 punonjës policie në komisariatin e Rinasit për të përballuar fluksin.

I njëjti trend rritje raportohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. I kam kërkuar çdo punonjësi të policisë së shtetit në këto pika kalimi ta shohë veten si kontakti i parë por dhe i fundit i vizitorëve të huaj me Shqipërinë.

Shifrat e katër muajve të parë të 2024 shërbejnë për të na dëshmuar se turizmi në Shqipëri po bëhet gjithëvjetor”, tha Balla.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është kampione e Ballkanit për turizëm.

Vizioni ynë, ka në themelin e vet, pakthyeshmërinë e progresit të arritur në çdo fushë. Shqipëria, kampione e Ballkanit në turizëm. Kemi një plan masash në të gjithë territorin”, tha Balla.

Duke u ndalur te plani i masave me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik, ministri bëri me dije se pas pak ditësh do të ngihen 6 stacione policore, konkretisht në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë e Ksamil.

Pas pak ditësh do jenë gati dhe ngritur 6 stacione shtesë në zonat me fluks të shtuar turistik; do kemi stacion policie në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë e Ksamil.

Në Kalatën e Komanit vendoset një shërbim policie 24 orë për monitorimin për veprimtarinë me mjete lundruese në Liqenin e Koman.

Gjatë sezonit turistik do angazhohen me shërbim 1635 punonjës policie,” përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.