Rreth 28,707 kilometra katrorë të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës janë shkrirë gjatë tre dekadave të fundit, sipas një analize të treguar nga të dhënat historike satelitore.
Sipërfaqja totale e humbjes së akullit është e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe përfaqëson rreth 1.6% të mbulesës totale të akullit dhe akullnajave të Groenlandës. Aty ku dikur kishte akull dhe borë, tani ka shkëmbinj dhe zona me shkurre.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Leeds, të cilët kanë gjurmuar ndryshimet në të gjithë Groenlandën nga vitet 1980 deri në 2010, thonë se temperaturat më të ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet, gjë që nga ana tjetër ka një ndikim në temperaturën e sipërfaqes së tokës, emetimet e gazeve serrë dhe stabiliteti i peizazhit.
Groenlanda është pjesë e rajonit të Arktikut. Është ishulli më i madh në botë, rreth 2.1 milion km katrorë. Pjesa më e madhe e tokës është e mbuluar nga akulli dhe akullnajat ku jetojnë rreth 57,000 banor.
Që nga vitet 1970, rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale. Në Groenlandë, temperaturat mesatare vjetore të ajrit midis 2007 dhe 2012 ishin 3°C më të ngrohta, krahasuar me mesataren e viteve 1979-2000. Dhe studiuesit paralajmërojnë se temperaturat më ekstreme ka të ngjarë në të ardhmen.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.