Shtyhet deri në vitin 2028 afati për kompensimin e ish-pronarëve, Manja:Janë 7110 dosje të patrajtuara
Qeveria ka marrë vendim për disa ndryshime në ligjin për kompensimin e ish-pronarëve. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se është shtyrë afati për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve deri në dhjetor të vitit 2017, ndërsa afati për kompensimin e tyre në vlerë financiare do të shtyhet deri në dhjetor të vitit 2028.
Manja sqaroi se në planin afatmesëm është parashikuar një vlerë prej 3 miliardë lekësh deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, 5.3 miliardë lekësh për vitet 2026-2027 dhe përvitin 2028 një vlerë prej mbi 7 miliardë lekësh për masën e kompensimit.
“Ndryshmin në ligjin 133/2015 për kompensimin e ish-pronarëve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i dosjeve të patrajtuara në agjencinë e trajtimit të pronave, afati mbaronte në dhjetor të 2024-ës, por ne kemi vendosur të ndryshojmë ligjin duke e çuar afatin për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve të pa trajtuara të ish-pronarëve deri në dhjetor 2027, ndërsa afati i kompensimit në vlerë do shtyhet deri në dhjetor 2028.
Dy ndryshime shumë të rëndësishme.7110 dosje të patrajtuara të ish-pronarëve, dhe deri në 2028 do kompensohen në vlerë financiare një numër i konsiderueshëm ish-pronarësh. Në aftmesëm kemi parashikuar 3 mld lekë deri në 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, 2026-2027 5.3 mld lekë dhe për vitin 2028-ën masa e kompensimit do jetë rreth 7.63 mld lekë. Lajmi i mirë për ish-pronarët”, deklaroi Manja.