Lajme

Shtyhet deri në vitin 2028 afati për kompensimin e ish-pronarëve, Manja:Janë 7110 dosje të patrajtuara

Qeveria ka marrë vendim për disa ndryshime në ligjin për kompensimin e ish-pronarëve. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se është shtyrë afati për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve deri në dhjetor të vitit 2017, ndërsa afati për kompensimin e tyre në vlerë financiare do të shtyhet deri në dhjetor të vitit 2028.

Manja sqaroi se në planin afatmesëm është parashikuar një vlerë prej 3 miliardë lekësh deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, 5.3 miliardë lekësh për vitet 2026-2027 dhe përvitin 2028 një vlerë prej mbi 7 miliardë lekësh për masën e kompensimit.

Ndryshmin në ligjin 133/2015 për kompensimin e ish-pronarëve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i dosjeve të patrajtuara në agjencinë e trajtimit të pronave, afati mbaronte në dhjetor të 2024-ës, por ne kemi vendosur të ndryshojmë ligjin duke e çuar afatin për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve të pa trajtuara të ish-pronarëve deri në dhjetor 2027, ndërsa afati i kompensimit në vlerë do shtyhet deri në dhjetor 2028.

Dy ndryshime shumë të rëndësishme.7110 dosje të patrajtuara të ish-pronarëve, dhe deri në 2028 do kompensohen në vlerë financiare një numër i konsiderueshëm ish-pronarësh. Në aftmesëm kemi parashikuar 3 mld lekë deri në 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, 2026-2027 5.3 mld lekë dhe për vitin 2028-ën masa e kompensimit do jetë rreth 7.63 mld lekë. Lajmi i mirë për ish-pronarët”, deklaroi Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nominimet për Oscar shtyhen për shkak të zjarreve në Los Angeles

Shpallja e nominimeve të këtij viti për Oscar është vonuar me dy ditë për shkak…

15 hours ago

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, Meloni: Gati për t’i bërë operative

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni (lex. Xhorxha) thotë se vendi i saj është gati për…

15 hours ago

Miratohet rregullorja për votimin e diasporës, më 11 janar hapet “PER”

Në vijim të konsultimeve dhe kur pak orë na ndajnë nga nisja e regjistrimit të…

15 hours ago

Beqaj kërkon ndryshimin e gjyqtares, shtyhet vendimi për seancën e “sterilizimit”

Edhe këtë javë Gjykata e Posaçme nuk arriti të marrë një vendim për dosjen e…

15 hours ago

Konsumoi  fotoksinë ,  ndërron  jetë e moshuara – Ndalohen dhe procedohen tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drisht, ku një e moshuar  70- vjeçare…

15 hours ago

Drejt përfundimit restaurimi i Xhamisë së Plumbit – DRTK: Prioritet ruajtja e autenticitetit arkitektonik dhe historik

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit, një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës…

16 hours ago

This website uses cookies.