Shtyhet mbërritja e emigrantëve në kampin e Gjadrit – Sot në portin e Shëngjinit pritej të mbërrinin dy anije me 40 emigrantë

anije porti i shengjinit

Mbërritja e emigrantëve në qendrën e Gjadrit është shtyrë.

Ashtu siç ishte njoftuar një ditë më parë, sot në portin e Shëngjinit pritej të mbërrinin dy anije me 40 emigrantë të cilët kanë urdhër dëbimi nga autoritetet italiane.

Anijet duhej të mbërrinin pasditen e së enjtes, por për arsye ende të paqarta, ardhja e tyre është anuluar.

Qeveria e Giorgia Melonit ka njoftuar nisjen e  zbatimit të dekretit të miratuar më 28 mars, sipas të cilit kampi në Gjadër do të përdoret jo vetëm për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det, por edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk gëzojnë më të drejtën për azil.

Fillimisht, kjo qendër ishte parashikuar të mbante emigrantët për një periudhë deri në 28 ditë, por me ndryshimet e fundit, personat me urdhër dëbimi do të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin.

 Ministri i Brendshëm italian, Mateo Piantedosi, ka deklaruar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve drejt Italisë dhe se modeli i qendrave në Shqipëri është duke dhënë rezultate pozitive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.