Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, shkak mungesa e gjyqtarit
Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit është shtyrë për shkak të mungesës së një anëtari të trupës gjykuese.
Në seancën e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pritej që avokatët mbrojtës të Gjicit dhe Alma Kaçit do të mbronin sërish kërkesën për gjykim të shkurtuar teksa akuzohen për korrupsion.
Sipas dosjes së SPAK që po shqyrtohet në GJKKO thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.
Gjithashtu po sipas dojses hetimore, në banesën e Alma Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
Po sipas SPAK filmimi është bërë me vullnet të plotë nga ana e Alma Kaçit dhe publikimi i vidoes u shoqërua me dorëheqjen e Safet Gjicit nga detyra si kryetar i bashkisë së Kukësit së bashku me arrestimin e tij. Tashmë çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsioni, ku seanca e sotme është shtyrë pasi mungonte një nga anëtarët e trupit gjykues.