Categories: AktualitetLajme

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, shkak mungesa e gjyqtarit

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit është shtyrë për shkak të mungesës së një anëtari të trupës gjykuese.

Në seancën e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pritej që avokatët mbrojtës të Gjicit dhe Alma Kaçit do të mbronin sërish kërkesën për gjykim të shkurtuar teksa akuzohen për korrupsion.

Sipas dosjes së SPAK që po shqyrtohet në GJKKO thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Gjithashtu po sipas dojses hetimore, në banesën e Alma Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

Po sipas SPAK filmimi është bërë me vullnet të plotë nga  ana e Alma Kaçit dhe publikimi i vidoes u shoqërua me dorëheqjen e Safet Gjicit nga detyra si kryetar i bashkisë së Kukësit së bashku me arrestimin e tij. Tashmë çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsioni, ku seanca e sotme është shtyrë pasi mungonte një nga anëtarët e trupit gjykues.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

23 minutes ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

30 minutes ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

33 minutes ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

36 minutes ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

42 minutes ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

45 minutes ago

This website uses cookies.