Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën dhe Malltezin, SPAK me 12 fashikuj të rinj, Gjokutaj: Na kërkojnë pagesë për t’i patur

Është shtyrë më 19 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për t’u njohur me provat e mbledhura nga SPAK për 2 muaj.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se janë 12 fashikuj të rinj, por theksoi se nga Gjykata i është kërkuar pagesë për të disponuar kopje të tyre.

SPAK ka marrë edhe 3 muaj kohë për të kryer hetimet, teksa Gjokutaj akuzoi se shtyrja e procesit po bëhet qëllimisht.

Kanë vënë kusht që këto akte mund të merren përmes pagesës, nuk është problem dëshire për të paguar, por është problem standardi sepse ligji i ka ndarë shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit. Kemi dhe praktikën e zotit Beqajt që ja kanë dhënë aktet. Ne jemi figurë procedurale e kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata, rruga e zvarritjes. Gjykata bën atë që i thotë SPAK, për të zvarritur procesin. Prokuroria ka marrë 3 muaj kohë për hetimet. Janë 12 fashikuj që janë përgatitur përgjatë këtyre dy muajve”, u shpreh Gjokutaj.

Berisha dhe Malltezi janë nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa ka bërë kërkesa të shumta për ndryshim mase sigurie, por që janë refuzuar deri më tani nga gjykata.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.