Shtyhet seanca për statutin e PD-së, Sefa kërkon përjashtimin e trupës gjykuese
Togat e zeza kanë shtyrë për më datë 13 nëntor, ora 15:00 seancën për statutin e Partisë Demokratike.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, ndërsa theksoi se gjykata po mban anë, duke thënë se dokumentet janë të paplota.
Ndërsa Marash Logu, përfaqësues ligjor i grupimit të Gazment Bardhit, e konsideroi këtë kërkesë, si një tentativë për zvarritjen e procesit.
Kjo është e katërta herë që Gjykata shtyn seancën në lidhje me kërkesën e kreut demokrat, i cili kërkon certifikimin e të gjitha ndryshimeve të bëra pas rizgjedhjes së tij në krye të selisë blu, sikurse janë zgjedhjet e mbajtura në fund të korrikut, përjashtimin e Gazment Bardhit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreut të grupit parlamantar.