Shtyllat elektrike të amortizuara afër banesave/ Banorët e lagjes Dobraç i Ri: Na rrezikohet jeta nga shtyllat dhe telat e korentit
Shtyllat e energjisë elektrike në lagjen “Dobraç i Ri” në periferi të Shkodrës përveçse janë të amortizuara, janë të ngjitura me shtëpitë e banimit dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve.Kjo përbën një rrezik potencial për ndonjë tragjedi të mundshme duke qenë se era e fortë disa herë ka shkaktuar rrëzimin e shtyllave të improvizuara dhe shkëputjen e telave të korentit. Banorët thonë se kanë vënë në dijeni OSHEE-në për rastin në fjalë dhe sipas tyre ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për riparimin e rrjetit elektrik.Rreziku për jetën që këta banorë përballen është i përditshëm, ndaj edhe ndërhyrja për të marrë masa është një nevojë emergjente në mënyrë që të mos ndodh ndonjë tragjedi.