Mallkimi i Anglisë vazhdon ndërsa Spanja është në qiellin e shtatë. Mediet nga i gjithë globi kanë vlerësuar suksesin e iberikëve me tituj me shume fantazi.
Në Francë “L’Equipe” u hap me titullin “Të paprekshmit”. “Spanja fiton Euro 2024 duke mundur në finale Anglinë dhe kurorëzohet për herë të katërt si kampione e Europës”, vazhdon komentin e përditshmja në fjalë.
Ndërsa në Gjermani “Bild” zgjodhi titullin: “Festë spanjolle në finale“ duke iu referuar dyshes Uilliams dhe Jamal si “super sulmues”. Tabloidi gjerman thumbon Anglinë duke shkruar: “Finalja kthehet përsëri në një luginë lotësh për ‘tre luanët’”.
Në Itali, “la Gazzetta dello Sport” nuk lë shumë vend për interpretim: “Spanja në majën e Europës”.
Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, “The New York Times” komentoi gjestin e Ojarzabal: “Një gol i vonshëm nga një hero i papritur”.
Ndërsa në Argjentinë, “Ole” u hap me titullin: “Spanja kampione me rekord”.
Në Brazil “Globo Esporte” shkroi: “¡Tetracampeona!”.
Pjesëtari i Forcave të Armatosura të Malit të Zi, David Gorvokoviç, ka festuar 112-vjetorin e…
Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka zbërthyer një tjetër…
I ndërtuar prej më shumë se 30 vitesh, por i lënë në harresë, kanali vaditës…
Ndonëse ka një rrezik të shtuar si vend kufitar me Lezhën, Qarku Shkodër vijon të…
Vijon me tensione seanca plenare. Ndërsa Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka mbajtur fjalën për…
Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC).…
This website uses cookies.