Shtypi italian “masakron” Kombëtaren: Të paaftë, shkoni punoni tokën!

Eliminimi i Italisë në fazën e 1/8-ave është pasuar nga një fortunë e vërtetë në medie. Në veçanti shtypi italian ka qenë mjaft kritik me kampionët në fuqi të kompeticionit për mënyrëbn se si u eliminuan një ditë më parë nga Zvicra e Xhakës.

“Gazzetta dello Sport” ishte kritike, por e kursyer duke zgjedhur si titull kryesor: “Gjithçka për t’u bërë nga e para”.

Ndërsa “Corriere dello Sport” rëndon dozat e akuzës duke zgjedhur si titull të parë: “Një turp. Në Berlin të kaltrit prekin fundin”.

Për të përditshen sportive “Tuttosport” eliminimi i Italisë ishte një “Faliment kombëtar. Italia merr leksione futbolli nga Zvicra. Sistemi është për tu ribërë”.   

Sa i përket gazetave politike “Corriere della Sera” zgjodhi këto fjalë për të përshkruar atë çfarë ndodhi në Berlin: “Italia në copa, e mundur dhe e poshtëruar”.

“La Stampa” zgjedh një titull në lidhje më ngjyrën karakteristike të formacionit italian: “E kaltër në terr”.

Titulli më i rëndë ishte ai i “Libero”-s: “Të paaftë. Shkoni punoni tokën”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.