Shtypi në Evropë “sytë” vetëm për Bajern-Real
Dueli i vitit mes Bajernit dhe Realit ka zënë sot vend në një pjesë të madhe të faqeve të para të gazetave spanjolle, gjermane dhe angleze.
Kështu në Spanjë e përditshmja madrilene “Marca”, hapej me titullin “Ferri është Madridi”. Ndërsa “AS” ka zgjedhur një titull disi më neutral, “Klasikja e Europës”.
Të përditshmet britanike janë fokusuar më tepër në duelin mes Herri Kejnit dhe Xhud Belinghamit. “Më i miri nga armiqtë. Kejn dhe Belingham përgatiten për të braktisur për një natë vllazërinë dhe të nisin betejën për Champions League”, shkruan “The Guardian”. Edhe “Daily Mail” i është referuar sfidën mes dy anglezëve duke cituar Kejnin, “Hej Xhud, po vijmë!”. Për “The Sun” ndeshje e sotme është njëra prej atyre që nuk duhet të humbur dhe e kanë prezantuar me një baner si ato të mbrëmjeve “Oscar”.