Shtyrja e seancës plenare, PD: Vendim personal i Spiropalit, antikushtetues

Antikushtetues e ka konsideruar Partia Demokratike vendimin për shtyrjen e seancës plenare. Seanca plenare, që duhej të mbahej sot, është shtyrë më 17 tetor, ndërsa PD thotë se shtyrja u bë me vendim të kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

Kuvendi i Shqipërisë është institucion kushtetues, që funksionon sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Seanca plenare dhe plani i punës së Kuvendit miratohen nga Konferenca e Kryetarëve me mirëkuptim apo nga seanca plenare, që ka përcaktuar me vendim se dita e enjte, datë 10 Tetor 2024, është ditë për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare. Kryetarja e Kuvendit ka vetëm detyrimin për të caktuar çështjet qe trajtohen, pra Rendin e Ditës.

Anulimi i seancës me vendim personal të Elisa Spiropalit është antikushtetues dhe bie ndesh me çdo parim demokratik të funksionimit të Parlamentit. Kuvendi nuk është qelia personale në burg e Pëllumb Gjokës, që për shkak të lidhjeve me pushtetin, ai e hap e mbyll sa herë dëshiron. Kuvendi është tempulli i përfaqësimit të qytetarëve, që nuk mund të trajtohet kurrë si qelia e Pëllumb Gjokës”, shkruhet në reagim.

Sipas tyre, Spiropali nuk është konsultuar dhe nuk ka ndjekur rregullat për të marrë vendimin për shtyrjen e seancës, teksa me ironi në reagim shkruhet se “Kuvendi nuk është qelia personale në burg e Pëllumb Gjokës”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, që hap e mbyll punimet e Kuvendit, pa asnjë konsultim, pa ndjekur asnjë rregull, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, dhe duke e shndërruar zyrtarisht Parlamentin e Shqipërisë në qelinë personale në burg ku strehohet Pëllumb Gjoka apo të ngjashmit e tij”, theksohet në reagim.

Sot në Tiranë pritet të mbërrijë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan). Sipas axhendës, Presidenti turk gjatë kësaj vizite zyrtare në Tiranë, do të marrë pjesë pasditen e sotme në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet pranë Parlamentit shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.