Categories: AktualitetLajme

Shuhet Afërdita Selimi, kolegia jonë e njohur e gazetarisë ekonomike

Gazetaria shqiptare ka marrë sot një lajm të hidhur. Një nga emrat më të njohur të saj, veçanërisht në gazetarinë ekonomike, kolegia Afërdita Selimaj u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Afërdita e nisi rrugën e gazetarisë në vitin 1977, pasi kreu studimet e larta në fakultetin e Shkencave Politike, Dega Gazetari.

Fillimisht ajo kontribuoi në gazetë lokale “Shkëndia” në Lushnjë dhe më pas gjithë jetën si gazetare në RTSH.

Afërdita Selimaj do të mbahet mend për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha  të gazetarisë radiofonike dhe televizive. Ajo ka qenë një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike në Shqipëri, duke u bërë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët e kësaj fushe.

Aferdita la pas në arkivin e Radio Tiranës dhe RTSH, me mijëra kronika dhe shumë emisione, mes të cilëve “Cikli Otranto 97”, “Shqiptarët dhe fajdet” e të tjerë. 

Në vitin 2000, ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Lajmeve në Radio Tirana, pozicioni që e mbajti deri në gusht të vitit 2003.

Më pas ajo drejtoi plot pasion sektorin për bashkatdhetarët në Radio Tirana.

Në vitin 2003, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Afërdita ka qenë Kryetare e parë e Bordit të Monitorimit të Medias, pranë KQZ-se. 

Si gazetare RTSH-së Afërdita Selimaj, ka qenë e vetmja gazetare pranë ekipit negociator shqiptar në Gjenevë, për antarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. 

Nga viti 1998 e në vazhdim, Afërdita ka drejtuar me përkushtim Lidhjen e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë, LEGA.

Për kontributin e saj mediatik në dekada Afërdita Selimaj në vitin 2021, nderohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”. 

Por gjatë jetës dhe veprimntarisë së saj ajo u nderuar edhe me çmimin “Vangjush Gambeta” nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, për raportin më të mirë radiofonik, për problemet ekonomike. 

Ndërsa Federata Ndërkombëtare për Paqen në Botë në vitin 1999 e zgjodhi Ambasadore të Paqes. 

Me ndarjen e saj nga jeta, humbëm një nga gazetaret  më të jashtëzakonshme dhe kontribuese të shquar në fushën e informacionit dhe gazetarisë ekonomike. Ne kolegët e saj do ta vazhdojmë ta kujtojmë me respekt, duke e vlerësuar lartë kontributin e Afërdita Selimaj në zhvillimin e medias shqiptare.

Në shenjë mirënjohjeje, dashurie dhe respekti, të premten për rreth 1 orë në hollin e RTSH do të zhvillohen homazhet e fundit për Afërdita Selimajn, nga ku më pas do të përcillet për banesën e fundit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.