Shuhet kampioni i botës, Bernd Holzenbajn

Futbolli gjerman është në zi, sepse ish-futbollisti i përfaqësueses, Bernd Holzenbajn është shuar të hënën në mbrëmje në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Holzenbajni, i cili e kaloi shumicën e karrierës tek Eintrahti i Frankfurtit dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë skuadër në Bundesligës, mbahet mend në histori për atë që ndodhi në Botërorin e 1974-ës, të zhvilluar në Gjermaninë Perëndimore.

Ai ishte futbollisti që ndërmori depërtimin nga mesi i fushës drejt zonës së Holandës, aty ku u pengua nga mbrojtja, duke fituar një 11-metërsh që shpesh është cilësuar si kontradiktor, por që i dha mundësi Pol Brajtnerit të tregohej i saktë nga pika e bardhë dhe të barazonte shifrat, teksa Gjermania Perëndimore vijoi të triumfonte 2-1 në finale, duke siguruar titullin e dytë të kampiones së botës.

Holzenbajni, që e nisi karrierën me skuadrën e të rinjve të Frankfurtit në 1967-ën, luajti për 14 sezone në Bundesligë, aty ku zhvilloi 524 ndeshje dhe shënoi 212 gola, por dhe edhe 38 pasim për gol, ndërsa e mbylli karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi 3 herë Kupën e Gjermanisë, por edhe trofeun e Kupës UEFA, (tanimë Ligës së Evropës), më 1980-ën me Eintrahtin e Frankfurtit.

Ai u tërhoq nga futbolli në 1983-shin, ndërsa luajti edhe 40 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Gjermanisë, duke shënuar 5 gola. Holzenbajni mbajti në vijim poste drejtuese tek Frankfurti, deri në postin e zv/presidentit të klubit në 1988-ën, ndërsa nga 1994-ra, deri më 1996-ën, kreu edhe detyrën e trajnerit të skuadrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.