Categories: LajmeLajme nga Vendi

Shuhet “Mjeshtri” Vladimir Prifti, regjisori i shquar i “Udhës së shkronjave”

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga regjisorët e saj më të shquar, “Mjeshtrin e Madh” Vladimir Prifti.

Prifti u nda nga jeta në fundjavë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas si trashëgimi fëmijët dhe veprat e tij artistike.

Artisti i merituar, Prifti, njihet për filmat si “Udha e shkronjave”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Kush vdes në këmbë”, “Era e ngrohtë e thellësive” apo “Dasma e Sakos”.

Sot ekranit shqiptar i ka ikur regjisori i shquar, njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi!” njoftoi kolegu i tij, regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj.

Jeta e një “Artisti të Merituar”

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e Iartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH. Këtu zë fill pasioni i tij për xhirimin e filmave. E nisi në mënyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisë‘ së vdekur” (I976) duke e shndërruar kodin e shfaqjes teatrore në gjuhën specifike të filmit televiziv, pa e humbur cilesinë artistike. Në këtë udhë vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramës së KoIë Jakoves “Lulet e Shegës”.

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Vladimir Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: “Te bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”. Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar te Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Vladimir Prifti mbante edhe rolin e pedagogut te jashtëm ne Akademinë e Arteve dhe në Shkollën e Multimedias “Marubi”. /KSH

RTSH Shkodra

Recent Posts

Horoskopi për ditën e sotme, 1 prill 2025

DashiNë punë, mos u shqetësoni nga kritikat e padrejta; një analizë e qetë e projekteve…

28 minutes ago

Parashikimi i motit, e martë, 1 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

30 minutes ago

“Giro d’Italia 2025”/ Zyrtarizohen 23 skuadrat pjesëmarrëse

Ditën e sotme në Itali janë zyrtarizuar 23 skuadrat pjesëmarrëse në “Giro d’Italia 2025”. Siç…

1 hour ago

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…

1 hour ago

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

19 hours ago

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…

19 hours ago