Një prej emblemave të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, legjenda Sabah Bizi është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 79-vjeçare.
Me një karrierë të pasur, që do ta kishte pikënisjen në moshën 17-vjeçare me debutimin e tij në futbollin shqiptar me bluzën e Vllaznisë e më vonë me atë të Partizanit.
Sabah Bizi ishte një nga figurat kryesore të Kombëtares shqiptare, teksa të gjithë e mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, kur ai ishte vetëm 19-vjeç.
Pas lënies së futbollit, karriera e tij do të vijonte si trajner fillimisht me ekipin e Veleçikut të Koplikut e më pas për pak kohë trajner i Vllaznisë, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.
Për të gjithë kontributin e tij sportiv, Sabah Bizi do të vlerësohej në vitin 2020 me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
This website uses cookies.