Categories: KulturëLajmeFilma

Shuhet Sandra Milo, aktorja-muzë e Felinit që shoqëroi disa breza italianësh

Është shuar në moshën 90-vjeçare, aktorja italiane Sandra Milo.

E njohur për një sërë rolesh që nga viti 1959, Milo u bë shpejt e përzgjedhura e regjisorëve të mëdhenj italianë, si Federiko Felini, Roberto Roselini (o. Rossellini), Antonio Pietranxheli (o. Pietrangeli) e të tjerë.

“Sandrokia” (o. Sandrocchia), siç iu vendos epiteti nga i dashuri i saj, Felini, lindi në Tunizi më 11 mars 1933.

Roli i saj i parë ishte i një prostitute përkrah Vitorio De Sikës (o. Sica) në filmin “Gjenerali Dela Rovere” (o. Il generale Della Rovere). Një rol të ngjashëm luaji nëshoqërinë e Antonio Pietranxhelit, ndërsa më pas si protagoniste me Eduardo De Filipon (o. Filippo), Vitorio Gasman (o. Vittorio Gassman) dhe Marçelo Mastrojani (o. Marcello Mastroianni) në filmin “Fantazma në Romë” (o. Fantasmi a Roma).

Në vitin 1962 iu kthye kinemasë me “Dita më e shkurtër” (o. Il giorno più corto) nga Serxho Korbuçi (o. Sergio Corbucci), ku luaji bashkë me Totonë, Eduardo dhe Pepino De Filipo (o. Peppino De Filippo), Zhan-Pol Belmondo (o. Jean-Paul), Ugo Tonjaci (o. Tognazzi) dhe Aldo Fabrici (o. Fabrizi). Pastaj aktorja takoi Felinin, i cili i vuri emrin “Sandrokia” dhe e bëri protagoniste në dy kryeveprat: “8½” në vitin 1963 dhe “Xhulieta e shpirtrave” (o. Giulietta degli spiriti) në vitin 1965.

Sandra Milo hyri edhe në historinë e televizionit italian për një shaka të famshme gjatë emisionit të mesditës “Dashuria është e mrekullueshme”. Një telefonues anonim i tha gjatë transmetimit direkt se djali i saj ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë pas një aksidenti rrugor. Aktorja nuk i mbajti dot lotët dhe u largua nga studioja duke bërtitur emrin e tij “Çiro, Çiro”. /Ansa

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët…

1 hour ago

SPAK prezent në 12 qarqe, Altin Dumani voton në Tiranë: Do të flas pas zgjedhjeve

Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë…

2 hours ago

Shqipëria Zgjedh, 29.51% pjesëmarrja deri në orën 14:00. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Shqiptarët në të gjithë vendin po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur…

2 hours ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia…

3 hours ago

Shqiptarët votojnë, Berisha: Kush shkel ligjin do mbajë përgjegjësi absolute

Kryedemokrati Sali Berisha ka falënderuar qytetarët që kanë votuar deri tani dhe ka bërë thirrje…

3 hours ago

Zgjedhjet- Celibashi: Procesi i votimit po vijon normalisht

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në…

5 hours ago