Shuhet “Sokrati” shqiptar. Lamtumirë Mirush Kabashi!

Shuhet “Sokrati” shqiptar! Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Kontributi i jashtëzakonshëm i përditshëm i “Nderit të Kombit” do mungojnë fizikisht, por puna dhe veprat e tij, do mbeten një thesar i paçmuar në kulturën e kombit shqiptar.

Arktori i mirënjohur ka ndërruar jetë gjatë mesnatës në moshën 75-vjeçare. Ka qenë familja e aktori që ndau lajmin e trishtë, përmes një postimi në rrjetin social të Mirush Kabashit.

Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi”, shkruan familja e të ndjerit.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij ka qenë nga Gjakova. Kabashi ka qenë aktor i rreth 100 roleve, në teatër, filma, dhe shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri, ndërsa ka dhënë kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Interpretimi dhe ngjyrimi emocional i roleve, e veçonin Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi binin në sy për origjinalitet, elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njëri te tjetri, të përzgjedhur me mençuri dhe intuitë. Kabashi spikati në rolet satirike dhe komike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

2 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

2 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

2 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

2 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

2 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

2 hours ago

This website uses cookies.